Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së xhiros së tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës Llapi – Ferronikeli e cila është duke u luajtur në Merdar.
Goli i Egzon Sinanit në minutën e 40’ krijoi epërsinë e pjesës së parë për ekipin e Llapit. Rezultati i ndeshjes në të mirë të Llapit është i vlefshëm pasiqë rrit shpresat për fitore kundër ekipit të Ferronikelit i cili ishte kampion në sezonin e kaluar në Raiffeisen Superligën e Kosovës.
Rezultati i pjesës së parë: KF “Llapi” 1 – 0 KF “Ferronikeli”./Llapi.info