Sot ka përfunduar trajnimi falas “E shtuna me matematikë”, trajnim ky i organizuar nga dy nxënës të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur njëri nga dy organizatorët e këtij trajnimi, Ilir Kiçmari.

Ai ka thënë se me rastin e përfundimit të këtij trajnimi janë shpërndarë mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës, duke shpresuar që ky trajnim të u ketë ndihmuar nxënësve për të kuptuar matematikën.

“Sot e përfunduam trajnimin “E shtuna me matematikë” ku edhe shpërndam mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës. Falenderojmë drejtorinë e Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Malokun, drejtorin e shkollës “Ibrahim Rugova”, Selman Hotin, proferosët e matematikës në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, Kushtrim Sejdiun dhe Liridon Mulliqin për përkrahjen e dhënë në këtë inciativë. Shpresojmë që këto orë shtesë të u kenë ndihmuar nxënësve në të kuptuarit e matematikës”, ka thënë Kiçmari për Llapi.info

Kiçmari ka treguar se pas muajit mars të vitit të ardhshëm pritet të organizohet prapë një trajnim i tillë, pasi interesimi i nxënësve ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Trajnimi “E shtuna me matematikë” është mbajtur falas për 100 nxënësit e klasëve të ciklit të ulët (1-5) që nga tetori i këtij viti. Së bashku me Ilir Kiçmarin, organizator i këtij trajnimi ishte edhe Flamur Hoti./Llapi.info

Lexo edhe këtë: E shtuna e matematikës për nxënësit llapjan (Foto)

12398391_1221346461226511_1019935329_o
12405197_1221346447893179_627046262_o