Të paktën dhjetë palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite, pas protestave në 42-vjetorin e Ditës së Tokës.

Ndërkohë, viktima e parë qe një fermer nga Gaza i cili u vra gjithashtu nga zjarri i artilerisë izraelite duke qëndruar në vendin e tij pranë Khan Younis, pak orë përpara nisjes së protestave në orët e para të mëngjesit.

Dita e Tokës shënon për palestinezët shpronësimin e tokës së tyre të cilën ata e përkujtojnë me protesta

Adalah, një qendër ligjore për të drejtat palestineze në Izrael, dënoi përdorimin e forcës nga forcat izraelite, duke e quajtur atë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Të qëlluarit me armë me armë zjarri mbi civilët e paarmatosur përbën një shkelje brutale të detyrimit ligjor ndërkombëtar për të bërë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve”, u tha nën një deklaratë të kësaj qendre. /tesheshi.com/