Tahir Batatina është tashmë drejtor i përgjithshëm i klubit Llapi.
Përveç kësaj, ai ta mbajë edhe postin e trajnerit të skuadrës llapjane si dhe Anëtar i Bordit,
Klubi i Llapit ka bërë organizim të ri, të cilin e ka prezantuar të martën.
Beqir Batatina është kryetar, Bahri Ademi e Amrush Batatina nënkryetarë, Bejtush Batatina drejtor ekzekutiv, Tahir Batatina, drejtor i përgjithshëm dhe Abenit Sinani, drejtor sportiv.
Pos të fundit, të gjithë janë në bordin e klubit, ku bëjnë pjesë edhe Gazmend Zhitia, Blerim Potera e Bledar Rudari.