Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, ka bërë edhe një deklarim tjetër në lidhje me listat e publikuara në aktakuzën për veteranët mashtrues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një përgjigjie të tij të dhënë ndaj një ish-luftëtari të UÇK-së, ai ka thënë se në listë janë shtuar rreth 2 mijë emra të rinj për të cilët ai nuk është në dijeni se si janë selektuar, ndërsa potencon se e gjithë kjo është bërë për ta dëmtuar figurën e tij, njofton Klan Kosova.
”Për emrat e ri ( rreth 2000 të tillë) që i kanë përfshi tani nuk jam në dijeni.. Ka gjasë që me qëllim kanë përfshi për ta kompromituar rastin.. kjo do të merret vesh!! Për të gjithë veteranët Respekt Maksimal! Po ashtu të jesh në dijeni që këta që edhe emrat i kanë publiku, marre ju qoftë se nuk bëhet kështu drejtësia”.