Me rastin e 19- vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Hajdin Haliti dhe Sami Plakollit, sot në fshatin Orllan të komunës së Podujevës janë bërë homazhe pranë lapidarëve të tyre, njofton Llapi.info.

Në nderime, homazhe dhe tubim përkujtimor, kanë marrë pjesë familjarë të Hajdin Halitit e Sami Plakollit, bashkëluftëtarë, qytetarë të tjerë si dhe deputeti nga AAK Ahmet Isufi.

Në fjalimin e tij deputeti Isufi tha se “Dita e rënies së Samiut e  Hajdinit dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë na kujton sakrificën e popullit tonë që për një shekull kanë vazhduar rrugën e idealit për liri” tha Isufi.

Ai shtoi se kjo ditë, nuk është vetëm përkujtim, por për të qenë të vetëdijshëm se rruga e tyre duhet të vazhdojë në mënyrë që populli të jetë i zhvilluar.

“Duhet të punojmë bashkë, ta bëjmë Kosovën, kombin e bashkuar, sepse vetëm si komb i fortë e me identitet kombëtarë mund të barazohemi me kombet tjera” tha mes tjerash Isufi.

Ndërsa, në orën 17:00 është bërë rivarrimi i Sami Plakollit në varrezat e dëshmorëve në fshatin Penuhë ./Llapi.info