Në 16 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e UÇK-së të ZOLL-it , që ranë në betejat e fund prillit të vitit 1999.

Edhe në këtë fund prill në shenjë të përkujtimeve të 16 vjetorit të betejave të shumta të zhvilluara të UÇK-së në ZOLL-it kundër okupatorit serb si dhe në kujtim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të rënë në mbrojtje të trojeve shqiptare me manifestime të ndryshme u përkujtuan dëshmorët e kombit.
Edhe sot në 16 vjetorin e rënies do të përkujtohen dëshmorët Elfir Behrami, Bedri dhe Eset Maloku.

Kështu në përkujtim të përvjetorit të rënies për liri në një cep mali aty afër Shkëmbit të Bardhë në kodrën ku bashkohet Llapi me Shalë pranë lapidarit të ngritur në vendin e rënies në shenjë respekti dhe kujtimi për dëshmorin e kombit Elfir Behrami nga Metehia e Llapit do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh. Ndërsa tek vendi i quajtur ‘Te pishat’ në malet e fshatit Bradash do të përkujtohen dëshmorët Bedri dhe Eset Maloku.

Kështu si edhe në përkujtimet tjera edhe sot në 12 e rënies së dëshmorëve të kombit, me një ceremoni rasti në përkujtim të dëshmorëve përpos familjarëve pritet të marrin pjesë edhe bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, dhe qytetarë të tjerë liridashës. Me këtë rast nga bashkëluftëtarët do të evokohen kujtime për jetën dhe veprën e dëshmorëve dhe bëhen homazhe te lapidarët e tyre dhe te varret e dëshmorëve në Metehi e Bradash.

Përpos kësaj dëshmorët e kësaj ane përkujtohen edhe me programe dhe aktivitete tjera. Kështu në Kërpimeh është duke u zhvilluar edhe turneu tashmë tradicional në futboll të vogël. Kështu Llapi përkujton dëshmorët e kombit që ranë në betejat e fund prillit të vitit 1999.