Në 16 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu, organizohen një varg manifestimesh përkujtimore.

Të tre dëshmorët e kombit ranë në mbrojtje të popullatës civile që asokohe ishte përqendruar në fshatrat e Gallapit. Kështu në një betejë të ashpër duke luftuar heroikisht ranë në fshatin Surdull, Mirsad Gashi dhe Fazli Fetahu. Ndërsa Nexhat Fetahu po ashtu ra në mbrojtje të popullatës në këto anë.
Në përkujtim të këtyre dëshmorëve nga familjarët, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe qytetarë tjerë të Llapit e më gjerë, do të bëhën homazhe dhe vendosen kurora lulesh tek lapidari i përbashkët në vendin e rënies në Surdull (aty ku ran Mirsadi e Fazliu) dhe tek varri i dëshmorit Mirsad Gashi në Dobërdol, në Podujevë te varri i Fazli Fetahut dhe në Sfeqël te varri i dëshmorit Nexhat Fetahu.
Me këtë rast nga bashkëluftëtarët dhe familjarët e dëshmorëve do të evokohen kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të këtyre dëshmorëve që ranë në luftën çlirimtare.