Sot bëhen 18 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Bahri Fazliu, i njohur me pseudonimin “Gëzimi”. Ai ka rënë më 7 maj të vitit 1998 në trekëndëshin kufitar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, në vendin e quajtur Bogiqe.
Për nder të 18 vjetorit të rënies, sot në orën 12:00 do të bëhen homazhe tek përmendorja në vendlindjen e tij në Llaushë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Bahri Fazliu ishte vëlla i Fahri Fazliut, i cili po ashtu në një betejë heroike ka rënë më 2 nëntor të vitit 1989, bashkë me heroin Afrim Zhitia në Kodër të Diellit.
Dëshmori Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës(LKÇK) dhe botues i revistës në atë kohë ilegale “Çlirimi”. Për shumë vjet, ai jetonte në ilegalitet dhe shkruante edhe poezi./Llapi.info