Me kurora lulesh në 15-të vjetorin e vrasjes është përkujtuar Xhemajl Mustafa, bashkëpunëtor i ish- presidentit Rugova.
Strukturat më të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequra nga nënkryetari, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Shpejtim Bulliqi, Agim Kikaj, Nuredin Ibishi, zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi, familjarë të Xhemajl Mustafës dhe shumë zyrtarë e aktivistëve të LDK-së, në përvjetorin e 15–të të vrasjes së Xhemajl Mustafës, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit të bashkëpunëtorit shumëvjeçar të Presidentit Rugova dhe veprimtarit të dalluar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.