Si pasojë e disa mosmarrëveshjeve disa tifozë anglezë janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta pas mesnate në rrugën “Nëna Terezë” të kryeqytetit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes, policia ka intervenuar janë ndërmarrur veprimet e nevojshme nuk ka pasur ndonjë involvim të tifozëve tonë, ka qenë mes tifozëve anglezë. Në koordinim me prokurorin janë liruar”.

Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.