Mbrëmë ka pasur të shtëna me armë në Podujevë – ato ishin dëgjuar në dy lokacione, pas një përleshje mes disa personave.

Një gjuajtje me armë zjarri kishte ndodh te Shisha Bar Zone në Podujevë dhe një tjetër te Fabrika e Metalit, po në këtë qytet.

Për rastin Policia ka arrestuar dje tre persona dhe ata janë: Vlerson Rrahimi, Nexhat Haziri dhe Arton Haziri.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se janë konfiskuar edhe armë dhe municion.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati dhe po kërkohen nga Policia.