Një përleshje masive ku janë përfshirë shtatë persona ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Kolovica në kryeqytet, ku përpos grushteve janë përdorur edhe armë të ftohta, me ç’rast dyshohet se është therur me thikë një 21-vjeçar.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga atje, ku shihet se në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore.
Sipas sinjalizuesve, Policia ka arritur që të arrestojë katër persona, ndërsa tre të tjerë janë arratisur.
Dyshohet se deri te përleshja erdhi si pasojë e disa mosmarrëveshjeve të mëhershme mes palëve të përfshira, të cilat i kishin pasur me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.