Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova është gatshme ta ndihmojë Çekinë, pas përmbytjeve me të cilat po përballet kjo e fundit.

Ai i ka dërguar letër homologes çeke, Jana Cernochova.

Maqedonci deklaroi se ndihma do të ofrohet përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit.

“Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, tha Maqedonci.