Përmbytjet që shkaktuan reshjet e shiut, kanë lënë pasoja materiale në shumicën e qyteteve të Kosovës.

Ndër to edhe në Podujevë.

Kjo ka bërë që kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, të dalë në teren për ta parë situatën nga afër.

Në një postim të bërë nga asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Kasib Bashota, shihet Bulliqi në disa pjesë, derisa interesohet për dëmet e shkaktuara.