Në fshatin Përpellac të komunës së Podujevës është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.
Sipas raportit një mashkul K/Shqiptar ka njoftuar policinë se në pyll kishte vërejtur një mejt të dyshuar të pashpërthyer.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.