Me rastin e ditës së çlirimit të Deçanit, në qendër të qytetit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me incident.

Gjatë zbulimit të shtatores ka ndodhur një incident në mes të vëllait të Beg Rizaj dhe Ramush Hradinaj.

Ndonëse ishte në Deçan për të zbuluar këtë shtatore Kryeministri i Kosovës Zbulimin e shtatoren Ramush Haradinaj nuk është lejuar që të marrë pjesë në zbulimin e saj.

Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores.

Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti./arbresh.info/