Një tren mallrash u përplas me një “tren ndërtimi” në linjën hekurudhore midis qyteteve gjermane perëndimore të Këlnit dhe Aachenit.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur herët të premten, me trenat, përkatësisht disa nga vagonët e tyre që kanë dalë nga binarët.

Një zëdhënës i brigadës lokale të zjarrfikësve tha se tre persona ishin lënduar në incident, njëri prej tyre në gjendje kritike, dhe se të gjithë po trajtoheshin në spital.

Ai tha se fillimisht në vendngjarje ishte vendosur një ekip i madh “shpëtimtarësh”, por numri i tyre u reduktua herët në mëngjes pasi situata u vu nën kontroll.

Operatori gjerman hekurudhor Deutsche Bahn bëri të ditur se trenat me shpejtësi të lartë ICE në rrugën e ngarkuar midis Këlnit dhe Aachenit u ridrejtuan në të dy drejtimet për shkak të përplasjes.

Rruga thuhet se shërben gjithashtu për trena për në Bruksel.