Një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet kryetarit të komisionit për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi Ferat Shala dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, pasi ky i fundit foli lidhur me padinë e PDK-së ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se në të kaluarën janë bërë punësime familjare, për të cilën tha se kjo nuk po ndodhë më.
Për punësime familjare, Muja atakoi PDK-në përçka bëri që të reagojë kryetari i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.
Shala tha se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.
“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke ba. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në komision për Ekonomia dhe po më flit për PDK-në”, tha Shala, por që me këtë nuk u pajtua Muja. Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë në PDK-në.
“U zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK. PDK e ka padit ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjell”, tha Muja.
“Pa marr parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kem obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj dit me rregullu gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, tha Muja.
Për punësimet familjare të Vetëvendosjes foli deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi. Tha se mund të sjellë edhe dëshmi për këtë fakt.
“Unë e marr obligim dhe përgjegjësi me ua dhënë emrat dhe mbiemrat e bordit të familjarëve t militantëve tuaj. Ju keni punësuar militantët tuaj”, tha ajo.
Për këtë reagoi deputetja e VV-së, Jeta Statovci, e cila i kundërshtoi pretendimet e Bunjaku-Rexhepit për punësimet e militantëve të VV-së./EO