Persona të pandërgjegjshëm mbrëmë gjatë natës i kanë dëmtuar rrethojat e reja të cilat janë vendosur nga Komuna e Podujevës për varrezat e fshatit në Peran, transmeton Llapi.info.

Sipas faqes së fshatit Peran e cila ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes thuhet se dëmi që është shkaktuar është rreth 2.000 euro.

Llapi.info ka provuar të kontaktoi stacionin policor në Podujevë por nuk i janë përgjigjur telefonatave.