Përfaqësuesi i Organizatës Sundimi i Demokracisë në Kosovës (SDK), Rexhep Zeka kanë kërkuar nga institucionet lokale dhe qendrore që të hartojnë strategji për zhvillimin e turizmin në fshatin Orllan të Podujevës.
Rexhep Zeka nga kjo organizatë, ka thënë se kjo pjesë e Komunës së Podujevës, sipas tij, ka mjaft potencial edhe natyror edhe të monumenteve kultutore e historike që ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
Postimi i tij i plotë:
Perspektiva për Orllanin me rrethinë
Orllani me fshatra përreth është njëri ndër vendet më atraktive për zhvillimin e turizmit rural në Kosovë.
Natyra këtij vendi i ka fal një pejzash magjepsë, me bjeshkë të ulëta e ku bukurinë ja shton edhe Liqeni që gjendet në mes tyre, e gjitha kjo në një zonë me klimë kurative.
Po ashtu Orllani me fshatra përreth ka edhe disa monumente kulturorë e Historike, siç është Kulla e Heroit Zahir Pajazitit. Xhamia e Brainës, monument i trashëgimisë kulturore i ndërtuar shumë vite më pare. Kisha në fshatin Rakinic, objekt kulti që u ndërtua në dekadat e fundit të shekullit XV.
Artefakte qe i takojnë kohës së neolitit, periudhës më të vjetër të kohës, e që do të ishte mire të ekspozohen në një mini muze në Orllan.
Këto janë vetëm disa nga potencialet e shumta për turizëm qe ka Orllani me fshatra përreth, ka edhë shumë tjera monumente natyrore te cilat duhet të shenjezohen .
I gjithë ky potencial turistik e shumë tjera te pa identifikuara, duhet te jen një zile ne veshtë e institucioneve lokale dhe atyre qendrore, për të hartuar një strategji te mirëfilltë për tërheqjen e vizitoreve si brenda dhe jashtë vendit, e ku natyrisht do te përkthehej në gjenerim te vendeve te punës për banoret e kësaj ane dhe jo vetëm.
Zhvillimi i turizmit përmes një master-planit ne këtë pjesë do duhej te ishte me prioritet për te mos thënë detyrim për institucionet Lokale dhe qendrore, sepse ka ndikim pozitiv ne tri drejtime.
E para parandalon shpërnguljen e banoreve nga fshatrat sidomos te atyre ne brezin kufitar.
E dyta krijohet një shtyllë e re e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit te vendeve te punës për Komunën e Podujevës dhe jo vetëm.
E treta dhe shumë e rëndësishme është që përmes zhvillimit te turizmit ne po i promovojmë vlerat tona kulturore, historike dhe ato tradicionale mikpritja dhe ushqimi.