Në ambientet e shkollës së mesme të Teknikës, “Fan.S.Noli’ në Podujevë, sot është përuruar qendra e parë e karrierës, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Abërie Nagavci.

Postimi i plotë;

Inauguruam Qendrën e parë të Karrierës në Podujevë

Në IAAP “Fan S. Noli” inauguruam themelimin e Qendrës së parë të Karrierës në Podujevë, bashkë edhe me Ministren e MAShTI-t, znj. Arbërie Nagavci.

Në këtë qendër të rinjtë tanë do të mbajnë trajnime dhe do të këshillohen nga trajnerë kompetentë duke i orientuar ata për tregun e punës dhe mundësitë që ofrohen në sektorë të ndryshëm për të zhvilluar një karrierë të suksesshme. Qëllimi i themelimit të Qendrës së Karrierës është identifikimi i talenteve dhe potencialeve si dhe zhvillimi i tyre.

Projekti për Qendrën e Karrierës u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe përfaqësuesit e Projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE).