Në Podujevë sot me një ceremoni solemne është përuruar objekti për prodhimin e instrumenteve muzikore “Goetz Enterprises Sas”, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu në një postim në Facebook, duke shtuar se kjo kompani franceze merret me prodhimin e rreth 110 llojeve të arkave për instrumente muzikore.
“Në një ceremoni solemne, bashkë me pronarët e kompanisë Goetz Enterprises Sas, sot përuruam objektin e ri të degës së kësaj kompanie franceze në Kosovë, i cili gjendet në Podujevë. Kjo kompani merret me prodhimin e rreth 110 llojeve të arkave për instrumente muzikore, ndërsa me këtë rast janē punësuar 22 punëtorë”, ka thënë Veliu./Llapi.info