Për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës është përuruar objekti i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Batllavë, njofton kumtesa komunale, përcjell Llapi.info.
Me rastin e përurimit të këtij objekti kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha se ky institucion shëndetësor do të ofrojë shërbime mjekësore profesionale për banorët e këtij fshati.
“Jam i lumtur që për nder të Ditës së Lirisë, që është një ditë e shenjtë për banorët e komunës sonë, po përurojmë një objekt kaq të rëndësishëm për banorët e fshatit Batllavë”, ka thënë Veliu.
Poashtu, për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës në fshatin Orllan është bërë përurimi i Zyrës së Gjendjes Civile, për të cilën Veliu tha se kjo zyrë u mundëson banorëve të Orllanit dhe fshatrave përreth shërbime efikase në pajisjen me dokumente të gjendjes civile./Llapi.info