Sot është përuruar objekti i ri i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Me rastin e përurimit të kësaj shkolle, drejtori i SH.F “Naim Frashëri”, Skender Haxhiu, duke falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e objektit të ri të shkollës, tha se sot po i hapim dyert e një objekti të ri e një shkolle të vjetër.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha se ky investim na ndihmon që ta ngrisim cilësin në arsim.
Ai porositi nxënësit që të jenë të përkushtuar të marrin dijet që u ofrohen nga arsimtarët.
“Dua ti porosis nxënësit që të jenë të përkushtuar të marrin dijet që u ofrohen nga arsimtarët. Arsimtarët t’u ofrojnë dijen nxënësve dhe të përkujdesen që t’i mbrojnë në këto kohë të vështira, sepse po e dimë që fëmijët tanë dhe nxënësit janë të sulmuar nga lloj lloj rrymash e mjetesh të ndryshme”, ka thënë Veliu.
Ai tregoi se në të ardhmen do të ndërtohet një sallë e edukatës fizike.
Ndërsa, përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Kristof Stock, tha se investimi në ndërtimin e një shkolle është investim në të mirë të Kosovës.
“Një investim në shkollë apo ndonjë kopsht gjithmonë është investim në të mirë të Kosovës. Pa edukim të mirëfillt nuk ka ndonjë zhvillium ekonomik, nuk ka ndonjë punësim dhe realisht ndonjë të ardhme”, ka thënë Stock.
Me rastin e përurimit të objektit të ri të kësaj shkolle, arsimitarët dhe nxënësit kishin përgaditur një program kulturor-artistik.
Në fund, drejtori i Sh.F. “Naim Frashëri”, Skender Haxhiu, ndau mirënjohje për kryetarin e komunës, Agim Veliun, dhe përfaqësuesin e KE-së, Kristof Stock.
Mësimin në Shkollën Fillorë “Naim Frashëri” në Podujevë e vijojnë më shumë se 1200 nxënës me dy ndërrime./Llapi.info