Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është përuruar objekti i ri i shkollës “Ali Ajeti”, në fshatin Balloc.

Në këtë përurim, përvec tij ka marrë pjesë edhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe personeli i shkollës.

Ai i ka uruar nxënësit dhe banorët e fshatit për këtë objekt, derisa ka bërë të ditur se ndërtimi i tij, është bërë nga Komuna e Podujevës, në një shumë prej 400 mijë eurosh.

Shkrimi i plotë:

Përuruam objektin e ri të shkollës “Ali Ajeti” në Balloc 🏫

Sot bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, drejtorin e shkollës, Lulzim Ajvazi, personelin arsimor e nxënës me ceremoni solemne kemi prerë shiritin, duke inauguruar objektin e ri të shkollës “Ali Ajeti” në fshatin Balloc. 😊

➡️Ndërtimi i kësaj shkolle moderne është investim nga Komuna e Podujevës dhe ka vlerën e mbi 400 mijë eurove, duke përfshirë të gjithë inventarin e brendshëm të shkollës.

Urime nga zemra të gjithë nxënësve, personelit arsimor, prindërve e komunitetit të kësaj ane. 🏫