Sot është bërë përurimi i objektit të ri të Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.
Përurimin e këtij objekti e ka bërë të ditur Agim Veliu përmes rrjetit social ‘Facebook’
“Sot përuruam objektin e ri të Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Bradash” tha Veliu
Po ashtu kryetari Veliu tha se ky objekt është ndërtuar nga buxheti i Komunës dhe se ky objekt ofron kushte të mira për pacientët.
“Ky objekt i ndërtuar nga buxheti i Komunës ofron kushte më të mira dhe hapësirë të mjaftueshme për stafin mjekësor dhe për pacientët” përfundoi Veliu/Llapi.info