Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka qenë të martën nikoqir i takimit, ku ka pritur kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, atë të Mitrovicës, Agim Bahtirin, të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të Obiliqit, Xhafer Gashi, nënkryetarët e këtyre komunave, drejtor të drejtorive komunale, kryesus të kuvendeve dhe të tjerë.

Pesë Komunat ajo e Skenderajt, Drenasit, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Obiliqit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm.

Takimi mes Kryetarëve dhe drejtuesve më të lartë të nivelit lokal të këtyre komunave u konkretizua me nënshkrimin e Memorandum Mirëkuptimit

Qëllimi i këtij memorandumi është shpallja e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm për të investuar në të mirën e qytetarëve. Po ashtu ky memorandum mirëkuptimi, ka për qëllim që zona e Qyqavicës të shërbejë si urë lidhëse në mes katër Komunave të lartcekura, duke përfshirë edhe tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me gjerë. Me rastin e shpalljes së kësaj zone në interes të përgjithshëm do të krijohet një zonë turistike, rekreative, kulturore dhe biznesore, po ashtu do të bëhët dhe ruajtja e ambientit, kujdesi ndaj ujërave si dhe sipërfaqeve të gjelbëruara.

Memorandumi obligon pesë komunat të lobojnë te Qeveria për rregullimin e rrugës të gjatë 18km, për të lehtësuar investimet në këtë zonë.

Takimet në mes Kryetarëve dhe drejtuesve më të lartë të nivelit lokal po bëhen me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet komunave.​