Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info
Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, kanë qenë të përfshira dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut.
Ndryshe, vetëm dje në Kosovë sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre 21 me të lënduar./Llapi.info