Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i rëndë në Llazhan të Podujevës, raporton Llapi.info

Lëndimin e tyre për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Podujevës.

“Në aksidentin kanë mbetur më shumë se 4 persona të lënduar. Një është duke u trajtuar në Podujevë, të tjerët janë dërguar me Ambulancë në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit.

Më poshtë pamjet nga aksidenti të siguruara nga Llapi.info