Portieri legjendar gjerman Oliver Kahn kishte thënë se portierët kanë nevojë për një elementë të çmendurisë për pozitën që e zgjedhin.
Ata janë shtylla kurrizore e çdo ekipi dhe shpesh neglizhohet kontributi i tyre në fushë.
Problemi më i madh është kur njerëzit e thjeshtë thonë se ata bëjnë gabime.
Ata për shumë arsye janë në qendër të vëmendjes.
Roli i portierëve ka evoluar gjatë viteve dhe tani janë lojtarët që luajnë me topin.
Rëndësia e tyre është e dorës së parë dhe kjo do të jetë kështu për sa ekziston futbolli në këtë botë.
Në poshtë i gjeni pesë nga portierët më të paguar në botë në këtë moment. /Telegrafi/
#5 Joe Hart (West Ham United)
Portieri që aktualisht ruan portën e West Ham United, është në huazim nga Manchester City. Ai fiton 133 mijë euro në javë.
#4 Gianluigi Buffon (Juventus)
Legjenda italiane është në pozitën e katërt. Ai te Juventusi fiton 164 mijë euro në javë.
#3 Gianluigi Donnarumma (AC Milan)
Në vendin e tretë po ashtu është një italian. Donnarumma te Milani fiton 207 mijë euro në jave më kontratën e re.
#2 David de Gea (Manchester United)
Portieri i parë i Manchester United është i dyti më i paguari në botë.
Ai fiton 230 mijë euro në javë, ndërsa mund të kthehet në portierin më të paguar nëse nënshkruan kontratë të re.
#1 Manuel Neuer (Bayern Munich)
Në vendin e parë dhe portieri më i paguar në botë është Manuel Neuer.
Portieri i Bayern Munich i cili po vuan nga një dëmtim fiton diku 300 mijë euro në javë.