Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Sipas raportit polcior rastet janë raportuar në Lipjan, Obiliq, dy në Prishtinë e një tjetër në Leposaviq.

Lipjan 20.10.2024-10:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Obiliq 20.10.2024-15:56. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë, ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 18.10.2024-01:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 21.10.2024 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

· Prishtinë 20.10.2024-17:30. Është raportuar seviktima femër kosovare ka pasur dhunë psiqike dhe është kërcënuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

Leposaviq 20.10.2024-07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.