Pesë persona janë arrestuar gjatë javës së kaluar në Podujevë për vepra të ndryshme penale, raporton Llapi.info
Të hënën sipas raportit të Policisë së Kosovës, është arrestuar një person për dhunimin e një femre, sipas policisë rasti kishte ndodhur më 24 qershor.
“Podujevë 22.06.2018-13:15. Me datën 24.06.2018 (ora 21:40) viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte dhunuar në një hotel nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhej në raportin e PK-së.
Të enjten në Podujevë është arrestuar një person i kërkuar. Arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas PK-së, i arrestuar është dërguar në vuajte të dënimit prej nëntë ditësh.
Kurse, dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, janë arrestuar gjatë ditës së premtes.
Sipas PK-së, arrestimi i njërit prej të kërkuarve është bërë në fshatin Katundishtë kurse, arrestimi i personit të dytë është bërë në fshatin Tërrnavë. Arrestimet janë kryer në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Të njëjtit për vuajtje të dënimit janë dërguar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.
Ndërsa, gjatë ditës së shtunë nga Policia Kufitare në Merdarë është arrestuar një person i kërkuar, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. I njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në Smrekonicë.
Po ashtu të mërkurën në Podujevë nga policia është raportuar se një femër është vetëplagosur me armë. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku më pas e njëjta është liruar në shtëpi. Sipas PK-së, revolja e llojit “Ekol Tuna” është konfiskuar dhe e njëjta ishte në pronësi të bashkëshortit të viktimës.