Familja pesë-anëtarëshe Tahiri, e cila jeton në strehimore në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, përveç që jeton në kushte të rënda sociale, ata kanë edhe një hall tjetër.
Zonja e shtëpisë, Emrije Tahiri, në vitin 2002 kishte filluar të punojë si profesoreshë në shkollën e mesme të ulët
“Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, ku kishte punuar dy vjet. Por, thotë se është larguar padrejtësisht nga puna e fajin për këtë ia lë Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës.
Sebep, sipas saj, ishte bërë shamia.
Bashkëshorti i Emrijes, Ilmi Tahiri, ka treguar se për këtë çështje iu janë drejtuar të gjitha institucioneve
Ndërsa, Avni Maloku, drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, tha se Emrija ka pasur problem me nostrifikim të diplomës.
Maloku, sa i përket punës së mbulesës, ka thënë se edhe me ligj, para fëmijëve në aspektin edukativ nuk lejohet bartja e shamisë dhe asnjë shenjë e simboleve që nuk janë etike para nxënësve.
Familja Tahiri thonë se janë në gjendje të vështirë, ndërsa kanë apel tek shteti të bëjnë një zgjidhje. /Tribuna Channel/