Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një udhëtare në njërin prej autobusëve të Trafikut Urban, papritur ka humbur ndjenjat dhe më pas është dërguar me urgjencë në Emergjencë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se e moshuara është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi e njëjta kishte pësuar arrest kardiak.
Pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, 76-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.