Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur këtë mbrëmje në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Sipas tij, i ndjeri është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij.

“Rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi.

Sipas burimeve të Llapi.info, tashmë i ndjeri ka pësuar infarkt me ç’rast edhe ka ndërruar jetë./Llapi.info