Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po qëndron në Kosovë.
Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve ortodokse në mesnatë në manastirin e Graçanicës.
Petkoviq shkroi në Instagram se si ai i festoi Pashkët “në zemër të Kosovës”.
Edhe një javë më parë, Petar Petkoviq e ka vizituar Kosovën, me ç’rast dorëzoi çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut si donacion nga Serbia.