Kryetari i Iniciativës Qytetare, Sllavisha Petkoviq, ka komentuar fjalimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bërë në Mitrovicën Veriore, duke e quajtur atë rrenc patologjik, njofton Klan Kosova.

‘Kam thënë disa herë, duhet të bëhem edhe i pafytyrë tash, ai është një rrenc patologjik. Ai e ka paralajmëruar fjalimin si historik por fjalimi i tij nuk është as për kohën e tashme e lërë për të ardhmen’.

‘Ai thoshte në sheshin e Mitrovicës së do që t’i ndryshoj kufijtë, ai nuk po e thotë të vërtetën. Tash e një muaj po flet për ndarjen. Ai nuk do të dëgjojë mendime të tjetër kujt nëse nuk i pëlqen, ai do të sulmoj me epitete të ndyra’.

‘Ai e ka kuptuar që ka hyrë në probleme të mëdha me Serbinë kur e ka përmendur ndarjen, përcaktimin e kufijve, të gjithë janë kundër tij’, tha ai