Dogana e Kosovës e ka pezulluar tenderin për furnizim me skanerë të mallrave pikat e tjera kufitare, përveç Merdarit.

Ky vendim është marrë pasi që vendet partnere të Kosovës dhe BE-ja kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë shtetin e Kosovës me skanerët X-Ray.

“Vendet partnere të Kosovës dhe BE-së kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar skanerë që ndihmojnë kontrollin e mallrave pa ndërhyrje fizike. Me këtë di të përmirësohet cilësia e kontrolleve, dërgesave dhe procesimi i automjeteve pa qarkullim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e doganës, dhënë për Indeksonline.

Mospajisja e pikave të tjera kufitare me skanerë ka bërë që në pikën e vetme ku mallrat i nënshtrohen skanerëve, në Merdar të ketë kolona të gjata të maunave ma mallra serbe që po presin për t’u futur në Kosovë.