Sot në “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Prishtina zhvillojnë derbin e javës së 20’të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Llapi.info

Në këtë ndeshje, presidenti i Llapit, Beqir Batatina dhe drejtori sportiv i këtij klubi, Tahir Batatina i dhuruan selektorit të Kosovës, Bernard Challendes, një pikturë të qytetit të Podujevës ku edhe ka lindur legjenda e futbollit kosovar, tashmë të ndjerit, Fadil Vokrri.

Ndërkohë, dueli mes Llapit dhe Prishtinës ka nisur dhe për përcillet nga një numër i madh i tifozëve./Llapi.info