Në një El Clasico të nxehtë, Gerard Pique i ngriti temperaturat duke e bezdisur Casemiron në momentet pas përjashtimit të Sergi Robertos me karton të kuq.

Mbrojtësi i Barcelonës u vërsul me ngut drejt mesfushorit brazilian pas incidentit, transmeton Gazeta Express.

“Mund të bësh çfarëdo faulli që dëshiron, nuk do të ndëshkohesh”, besohet se i ka thënë Pique atij, raporton El Dia Despues.

Casemiro nuk ishte i lumtur nga komentet dhe reagoi ashpër. Ky incident erdhi pasi Pique tashmë kishte argumentuar me mbrojtësin Nacho në tunel në fillim të pjesës së dytë.

“Ne i fitojmë ligat me avantazh ta lartë të pikëve, ndryshe nuk është e mundur”, raportohet të ketë thënë ai.