Recetë mjaft e shijshme për një drekë të këndshme me familjen.

Nevojiten:

▪ 500 g kore për pite,
▪ 500 g presh,
▪ 1 karotë,
▪ 150 g oriz,
▪ kripë sipas shijes,
▪ piper sipas shijes,
▪ 1 dl ujë të gazuar.

Përgatitja:

Zieni orizin në ujë me kripë, kullojeni dhe lëreni anash. Preshin priteni në rrathë të hollë dhe fërgojeni në pak vaj. Kur preshi të zbutet pak, shtoni karotën e grirë në rende.

Kur perimet të zbuten, qitni erëza sipas shijes dhe bashkojeni me orizin e zier. Qiteni një kore dhe spërkateni me përzierjen e 1 dl ujë të gazuar, të përzier me 20 ml vaj.

Qitni shtesën dhe mbulojeni me koren tjetër. Sërish spërkatni me përzierjen e ujit të gazuar dhe vajit, qitni shtesën dhe mbulojeni me koren e tretë. Spërkatini, qitni shtesën dhe mbështillni në role.

Rolet rendisni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje. Përsëriteni procedurën me koret e tjera.

Kur të gjitha rolet të mbështillen dhe të renditen, qitni përzierjen e ujit të gazuar dhe vajit dhe sipas dëshirës qitni susam.

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius, derisa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Piten e pjekur mbulojeni me leckë dhe lëreni afro dhjetë minuta, pastaj priteni dhe shërbejeni.