Me rezultat 3 me 1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes KF. “Llapi” dhe KF. “Trepça”, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

KF. “Llapi” ishte në epërsi prej 3 me 0, ku golën e dytë e shënoi Enis Zabërgja, përforcim i ri i KF. “Llapi” në këtë edicion. Ndërsa, KF. “Trepça” shënoi golin e saj nga penalltia.

Ndeshja ishte paraparë të filloj në ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, por ajo filloj 15 minuta me vonës.

Këtë edicion ekipi llapjan do të zhvilloj garatë në kuadër të Superligës, derisa KF. “Trepça” do të luaj në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës./Llapi.info