Një numër i vogël i qyetatarëve kanë marrë pjesë në diskutimin publik që është mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Podujevës lidhur me Draft Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal (DSZHEK) për vitin 2016-2018, njofton Llapi.info. Nga ky numër i vogël i qytetarëve, vetëm dy nga ta shprehën shqetësimet e tyre lidhur me DSZHEK, derisa, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, shprehi keqardhje për numrin e vogël të qytetarëve në këtë diskutim publik.
Lutfi Rexhepi, këshilltar i PDK-së, duke parashtruar dy pyetje në cilësinë e qytetarit për zyrtarët komunal tha se më mirë është me pas një strategji edhe nëse është e keqe, sesa mos me pas strategji hiç.
“A është mendu që komuna të i kthej pronat e veta nga AKP-ja për zhvillimin e nevojave të veta, sepse ku s’ka prona është më vështirë të bëhet një projekt zhvillimor. Dhe pyetja e dytë, a është mendu që Podujeva të ndahet në disa zona funskionale, si p.sh. Sfeqla që i ka disa zona ku mund të zhvillohen veprimtari të caktuara”, ka thënë Lutfi Rexhepi.
Ndërsa, Ilmi Bunjaku nga fshati Sallabajë i Podujevës, tha se Banja e Sallabajës nuk është në Lluzhan, por në Sallabajë.
“Ngecja e saj nuk dihet pse. Me vet pronarin e saj pse ka ngec? Sepse është një nga prioritetet ku mund të punësohen 100-200 vetë. A është problem të ju apo ku?”, ka thënë Ilmi Bunjaku.
Lidhur me pyetjen e Ilmi Bunjakut, nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, tha se në aspektin ligjor e dim që është e Sallabajës, por njerëzit janë mësuar të thonë Banja e Lluzhanit dhe se për këtë aryse e kemi futur në kllapa, për me e ditë se për cilën Banjë është fjala.
Ndërsa, Naim Çunaku, këshilltar i G+, tha se qytetari ka të drejtë ta quan qysh don, por ne do ta emërojmë sipas zonës kadastrale.
Lidhur me pyetjet e Lutfi Rexhepit, është përgjigjur Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu, i cili ka thënë se çështjen e pronave e kemi shty për vitin 2017, sepse nuk mundet vetëm komuna me e nis këtë punë, për pa e nisur edhe qeveria edhe AKP-ja.
Kurse, për pyetjen lidhur me zonat, Fetahu tha: “Orientimi i veprimtarisë është i vështirë të bëhet sepse Kosova nuk e ka komoditetin për zona ekonomike. Mjafton me pas një zonë ekonomike. Sajpërketë Bujqësisë, ne jemi munduar që përmes subvencioneve t’i zhvillojmë këto zona, sepse përfituesit më të mëdhenjë të subvencioneve kanë qenë nga Sfeqla”.
Draft Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitin 2016-2018 do të diskutohet në kuvend pas dy muajsh para miratimit të saj./Llapi.info