Shefi i departamentit të sigurisë së kantonit të Cyrihut, Mario Fehr, të hënën foli mes tjerash edhe për krimet e kryera nga “popullsia e azilit dhe krimet e turistëve”.
Sipas tij, ka pasur rritje të konsiderueshme të krimeve të kryera nga këto kategori.
“Kantoni i Cyrihut është magnet”, thotë Fehr që ka prezantuar edhe pesë kombësitë që kryjnë më së shumti krime në Zvicër.
Në vend të parë janë shtetasit algjerianë. “Këta janë pothuajse ekskluzivisht azilkërkues të refuzuar nga Algjeria. Kemi një shkallë krimi prej 91 për qind”.
Në vendin e dytë janë qytetarët rumunë. “Ukrainasit janë të rinj. Ne besojmë se migrimi ka ndryshuar. Kemi një përqindje në rritje të romëve”, shpjegon Fehr. Ukrainasit vijnë në vendin e katërt, pas marokenëve.
Fehr citon si shembull “Aktion Synoro”, i cili zbuloi se rreth 2/3 e autorëve të vjedhjeve vijnë nga vetëm tre vende: Algjeria, Maroku dhe Ukraina./Blick.ch