Mbrëmë në një klub të natës në qytetin e Pejës janë plagosur dy persona. Palgosja ka ardhur si pasojë e një zënke. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Për këtë rast policia ka identifikuar tre persona të dyshuar por ata ndodhen në arrati, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se pas një zënke mes këtyre personave kanë mbëtur të plagosur dy prej tyre ndërsa policia po kërkon tre të dyshuar që aktualisht ndodhen në arrati.
“Ka ndodhë një rast në një lokal nate në qytetin e Pejës, gjatë një zënke janë plagosur dy persona. Të njejtit janë jashtë rrezikut për jetë -sipas ekipit mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë dalëpolicia, janë bastis disa lokacione, tre persona janë të dyshuar për këtë rast dhe ndodhen në arrati ende”, tha Rugova.
Më pas janë konfiskuar edhe dy armë ndërsa rasti po cilësohet si “vrasje në tentativë”.
Express ka siguruar video nga vendi i ngjarjes: