Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, njoftimin e ka bërë Policia e Kosovës në rrjetin social Facebook.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, shkruhet në njoftim.

Sot u raportua se i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri një 21 vjeç dhe një tjetër 11 vjeç.

Menjëherë pas kësaj Policia e Kosovës kishte bllokuar të dyja hyrjet dhe daljet e rrugës që dërgojnë në Komunën e Shtërpcës, ndërsa tani më ka kapur të dyshuarin.