Para pak çastesh ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Siç mëson Gazeta Express në drejtim të një kamarieri në një kafiteri të fshatit është shtënë tri herë me armë zjarri.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmoj që është një plagosje, njësitet janë nis për vendin e ngjarjes”, tha policia.
Express mëson se i plagosuri është i moshës rreth 30 vjeç. Ndërsa dorasi sipas informatave ka ikur nga vendi i ngjarjes.