Një ngjarje e pazakontë është raportuar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë, ku një mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi, sipas deklarimeve të tij, ishte plagosur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si pjesë e hetimeve, policia ka sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të rastit janë duke vazhduar.