Në fshatin Zhur, të komunës së Prizrenit, ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas hetuesve të saj në Prizren, thuhet se i dyshuari D. B. Ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës të cilin e ka plagosur nën gju në këmbën e majtë.
“Rreth orës 22:37 minuta, në Zhur ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka sekaluar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas hetuesve të Policisë së Prizrenit thuhet se i dyshuari D. B. ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës të cilin e ka plagosur nën gju në këmbën e majtë”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në komunikatën e policisë.
I plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren e më pas në QKUK për trajtim të mëtejmë.
Policët dhe krim teknikët kanë kryer procedurat hetimore.
“Është sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur, ndërkaq i dyshuari është arrestuar”, vazhdon njoftimi i policisë.